Sport

Një japonez, afrimi i parë i Liverpool për janarin

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 12 December 2019

Ndeshja ndaj Salzburg në Champions League nuk i ka shërbyer Liverpoolit vetëm për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër si kokë grupi, por edhe për të vëzhguar nga afër dhe për të nisur kontaktet me klubin austriak për mesfushorin japonez, Takumi Minamino.

Sipas mediave angleze The Reds kanë mposhtur konkurencën e Manchester United pasi kanë arritur një akord paraprak me Salzburg dhe Minamino do të jetë blerja e parë e Liverpoolit në merkaton e janarit. Kartoni i 24-vjeçarit do t’i kushtojë klubit anglez 10 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera