PSG i vendosur, Mbappe në qendër të projektit, Neymar në merkato
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 10 December 2019
Neymar dhe PSG janë “të dënuar” ta kuptojnë njëri-tjetrin deri në fund të sezonit. Pasi të mbyllet kampionati atëherë palët do të studiojnë përsëri mundësinë e një “divorci”, që nuk u konsumua këtë verë, sepse oferta që mbërriti nga Barcelona u konsiderua më pak se e pamjaftueshme.
Por pozicionet mbeten të njëjta: lojtari do të kërkojë me ngulm largimin verës së ardhshme dhe klubi, do të dëgjojë ofertat që mbërrijnë.
Emiri i Katarit, Al Khelaifi, kërkoi 300 milionë euro për të lejuar largimin e tij, një shifër shumë me e lartë se ajo që mund të ofrojë Barcelona apo skuadrat e tjera të interesuara për brazilianin.
Sidoqoftë, klubi që dëshiron “yllin” e “Seleçaos” mund të përgatisë rreth 180 milion euro nëse dëshiron të marrë 27-vjeçarin dhe të gjitha indiciet të drejtojnë te Barcelona. PSG ka mban një qëndrim me Neymarin shumë të ndryshëm nga Mbappé.
Nuk ka ndërmend të lejojë largimin e të dyve dhe hapat që janë ndërmarrë deri më tani të bëjnë të kuptosh se lamtumira i përket brazilianit.
Kylian Mbappé është lojtari më i lakmuar në Evropë. Të gjitha të mëdhatë, përfshirë Real Madridin, janë në pritje të lëvizjes së “yllit” të ri të futbollit, me një kontratë në fuqi deri në vitin 2022, por pa i dhënë shenja klubit parisien se ai do të rinovojë atë.
Sigurisht që gjatë muajve të ardhshëm PSG do ta ketë gjetur formulën për ta bindur kampionin e botës së të hedhë të zezën mbi të bardhë për zgjatjen e bashkëpunimit.
Të tjera
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...