Lajme

Në Kosovë, ndërtimet pa mbikëqyrje dhe pa standarde

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 10 December 2019

99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve ndërtojnë njerëz, të cilët s’kanë njohuri në ndërtim.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” arkitekti dhe njëkohësisht ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Lulëzim Nixha, shkruan sot gazeta Zeri

Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo ndodh pasi nuk ka kurrfarë mbikëqyrje nga askush. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” arkitekti Lulëzim Nixha, i cili ka thënë se në Kosovë nuk respektohen aspak standardet e ndërtimit.

-Advertisement-

Sipas tij, 90% e rasteve në vendin tonë ndërtojnë njerëz, të cilët nuk kanë njohuri në ndërtim, pra laikët në ndërtim janë investitorë.

Nixha tutje ka kundërshtuar edhe Ligjin e Legalizimit, pasi është korrupsion total i shtetit dhe i cili do të lërë shumë pasoja. Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë teksa ka folur për gazetën nuk e mohuar se edhe në kohën sa mbante këtë pozitë ka pasur lëshime sa u përket ndërtimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera