Rozë

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: Nuk do ta harroj asnjëherë nga vij

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 02 December 2019

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq.

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja. Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, tha Bebe.

-Advertisement-

Ajo ka ftuar të gjithë që të ndihmojnë për të rikthyer jetën në vendet ku janë prekur më së shumti nga tërmeti.

Bebe njoftoi se fillimisht do të ndërtojë dy shtëpi, por kërkon që të ndjek nga afër dhe riparimin e shkollave.

“E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh. Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, tha ajo.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera