Sport

Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 29 November 2019

Corriere Dello Sport i paraprin verdiktit final që do të jepet të hënën në mbrëmje. Cristiano Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 të Serie A në cermoninë gala që do të mbahet të hënën në Milano.

Sulmuesi i Juventusit i cili bëri një sezon fantastik me bardhezinjtë duke koleksionuar 21 gola dhe 8 asiste, do të pasojë Mauro Icardin i cili u shpall vitin e kaluar lojtari më i mirë i Serie A.

Në fakt kryegolashënues i Serie A, sezonin e kaluar u shpall 36-vjeçari Fabio Quagliarella, por lojtari i Sampdorias ndryshe nga CR7, nuk arriti diçka të rëndësishme me klubin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera