Përse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e “mini-shengenit” Ballkanik?
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 11 November 2019
Nisma e Shteteve të Ballkanit Perëndimorë për një mini-shengen duket se do ta dëmtoi mjaftë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën.
Mohimi i shtetësisë, demarkacioni i kufijve dhe pjesëmarrja e plotë dhe e lirë në iniciativat dhe projektet rajonale, të bllokuara kryesisht nga Serbia janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë të pa barabartë Kosovën në këtë nismë, shkruan gazeta inFokus.
Së paku kështu duket në analizën e Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG) mbi Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, nga ku edhe besohet se ka zanafillën mini-shengeni i propozuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në bazë të këtij hulumtimi derisa çështjet më të rëndësishme për Kosovën mbeten të pazgjidhura mundësia e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, i cili ka dalë si propozim nga Samiti i katërt për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në korrik 2017 në Trieste të Italisë, duket të jetë vështirë i realizueshëm.
Në Samitin e Triestes, është arritur marrëveshja për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale (ZER). Ajo synon të mënjanojë pengesat brenda gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojë shtetet në përmbushjen e kritereve ekonomike të BE-së, shkruan gazeta inFokus.
Por, sipas këtij hulumtimi del se raportet bilaterale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithmonë pengesë për çfarëdo iniciative rajonale të bashkëpunimit, pavarësisht se sa profitabile mund të kenë qenë ato.
“Projektet atraktive rajonale dhe qëllimet e mira të Agjendës së Berlinit nuk arritën që t’i bëjnë qeveritë ngurruese të përshpejtojnë reformat dhe të shtojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin”, thuhet në raportin e BPRG.
Në këtë dokument, thuhet se si çdo projekt tjetër rajonal, edhe ZER ka shumë gjasa të mbetet i bllokuar nga kontestet bilaterale ndërmjet shteteve fqinje, pasi shtetet pjesëmarrëse kanë pikëpamje të kundërta rreth kësaj iniciative, shkruan gazeta inFokus.
Kjo edhe u pa pas samititi të fundit të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai u bë cak i kritikave nga liderët kosovarë, të cilët refuzuan të marrin pjesë në të, ku u diskutua rreth Mini-Shengenit Ballkanik. Derisa ky projekt nga pala kosovare u cilësua si hap drejt një Jugosllavie të re, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi Kosovën për vetëpërjashtim nga kjo nismë e shtyrë përpara nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq.
Kosova në këtë mes delë të jetë më shumë humbëse se sa që pritet të përfitoi.
Edhe në bazë të raportit të Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan për Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Kosova shihet në disavantazh, shkruan gazeta inFokus.
Cilat janë sfidat e Procesit të Berlinit për Kosovën?
-
Kosova përballet me sfida të mëdha gjatë promovimit të shtetësisë së saj dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal, përfshirë këtu edhe Procesin e Berlinit dhe agjendën e anëtarësimit në BE.
-
Bashkëpunimi rajonal shpesh i fsheh nën qilim mosmarrëveshjet bilaterale, ndaj si rrjedhojë, Kosova vuan më së shumti për shkak të mosmarrëveshjeve të saj bilaterale me Serbinë dhe BeH-në. Edhe pse ka tendenca pozitive, që dolën nga Procesi i Berlinit, çështjet më të rëndësishme për Kosovën mbeten të pazgjidhura. Në mesin e tyre janë mohimi i shtetësisë së Kosovës, demarkacioni i kufijve dhe pjesëmarrja e plotë dhe e lirë në iniciativat dhe projektet rajonale, të bllokuara kryesisht nga Serbia.
-
Pavarësisht viteve të gjata të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, mosmarrëveshjet e pazgjidhura bilaterale vazhdojnë të sfidojnë zbatimin e projekteve dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.
-
Faza e tretë e projektit hekurudhor varet nga zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi. Segmenti i hekurudhave në veri të Kosovës nuk financohet për shkak te pretendimeve pronësore dhe territoriale të Serbisë.
-
Nuk mund të ketë një bashkëpunim të vërtetë rajonal nëse qytetarët e BeH-s dhe Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirshëm dhe nëse qytetarët e Kosovës kanë ende frikë të udhëtojnë në Serbi. Mosmarrëveshjet politike ndërmjet Kosovës, BeH-s dhe Serbisë pengojnë bashkëpunimin rajonal, duke ngritur dyshime në suksesin e gjithë procesit, ose të paktën po pengojnë së tepërmi përfitimet e këtij bashkëpunimi.
-
Partneriteti në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, po bën që udhëheqësit serbë të largohen nga mosmarrëveshja Kosovë – Serbi. Qeveria e Kosovës është e ndjeshme ndaj zëvendësimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, me marrëdhëniet Serbi – Shqipëri. Është e qartë që Serbia përfiton nga iniciativat rajonale, duke e minimizuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën.
-
Kosova është i vetmi shtet pa asnjë seli të organizatave rajonale. Kjo gjë ngre dyshime lidhur me trajtimin e barabartë mes zyrtarëve qeveritarë dhe atyre të shoqërisë civile në Kosovë.
-
Kosova ka një ekonomi të vogël, e cila kryesisht mbështetet në import. Nuk ka ndonjë performancë të mirë tregtare në rajon ose me BE-në, dhe kryesisht furnizohet nga eksportet serbe, ndaj zgjerimi i mëtejshëm i tregtisë do ta dëmtonte ekonominë lokale.
-
Kosova është shumë larg fqinjëve të saj në procesin e anëtarësimit në BE.
-
Paqëndrueshmëria e brendshme në Kosovë, ka shmangur fokusin nga politikat, projektet dhe agjendat, përfshirë ato të Procesit të Berlinit. Institucionet e dobëta dhe planifikimi e koordinimi i dobët i politikave, japin një pasqyrë të keqe të performancës së Kosovës, pra, përgatitja e projekteve, sigurimi i financave dhe avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, krijimi i partneriteteve dhe përfitimi i një mbështetjeje më të madhe.
-
Është e dukshme që zyrtarëve të Kosovës iu mungon përkushtimi, konsistenca dhe angazhimi në këtë proces. Po ashtu, mungesa e përfshirjes dhe transparencës i lë institucionet të painformuara dhe i bën të ngurrojnë që të përfshihen.
/Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...