Rozë

Morena rikthehet dhe tregon se çfarë ka ndodhur (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 06 November 2019

Morena Taraku njoftoi disa ditë më parë se do të shkëputej për pak kohë nga rrjetet sociale, pasi donte që të fokusohej në qetësinë e saj shpirtërore si dhe dëshironte që t’i përkushtohej më shumë familjes.

Por pasi mori këtë vendim, këngëtarja është rikthyer në “Instagram” për të zbuluar se momentalisht është shumë e lënduar.

Morena në postimin e “Instastory”-t la të kuptohet se dikush e ka zhgënjyer, por nuk përmend asnjë emër.

-Advertisement-

“Unë di shumë gjëra po jo aq sa Zoti. Ai i di shumë gjëra dhe unë besoj në të.

Nuk ma do zemra të lëndoj askënd e aq më pak ato që hëngrën bukë me mua në të njëjtën sofër edhe pse ata e bën…Unë besoj se e vërteta flet vet një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime. Dhe prapë po e përsëris Zoti i di të gjitha”, shkruan Morena.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja kohët e fundit është në problem me ligjin për shkak se makina e saj tip “Bentely” me vlerë 235 mijë euro ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera