Prokuroria Speciale degradoi hetimin preliminar kundër Lutfi Hazirit
Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 06 November 2019
Një hetim, i cili ligjërisht është kompetencë e Prokurorisë Speciale, vitin e kaluar është transferuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Sipas informatave brenda Prokurorisë, në hetim parapenal për këtë rast është kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Hetimi ka të bëjë me ndërtimin e disa rrugëve dhe favorizimi i një kompanie në këtë proces nga Komuna e Gjilanit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një vit para se Prokuroria Speciale të bëjë transferimin e rastit në nivelin e Prokurorisë Themelore, hetuesia ishte në fazën e mbledhjes së provave për dyshimet se ka korrupsion në dhënien e tenderëve në këtë komunë.
Burime të hetuesisë kanë shpjeguar për gazetën se hetimi lidhet me katër tenderë që jashtëligjshëm i janë dhënë një kompanie. Sipas këtij burimi, Komisioni vlerësues fillimisht e kishte eliminuar një kompani.
“Komisioni vlerësues ka konsideruar se njëra nga kompanitë është e papërgjegjshme dhe se nuk i plotëson kriteret për ta marrë kontratën”, ka thënë ai.
Pas këtyre rezultateve, sipas informatave të hetuesisë, Komuna e Gjilanit ka krijuar një tjetër komision për të njëjtin tender.
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...