VV optimiste për numërimin e 1806 fletëvotimeve nga diaspora
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 04 November 2019
Mos procedimi i 1806 fletëvotimeve nga diaspora për numërim dhe refuzimi i ankesës në PZAP, ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje sërish t’i drejtohet Gjykatës Supreme.
Partia fituese e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, po kërkon që këto fletëvotime të njihen si të vlefshme, teksa Supremja thotë se brenda 72 orëve pritet të marrë vendim për këtë çështje.
Anëtarja e LVV-së në KQZ, Nazlie Bala tha për KosovaPress se asnjë institucion nuk mundet që t’i mohojë të drejtën e votës së qytetarëve, ndërsa shprehu bindjen e saj se ky institucion gjyqësor do të marrë vendim të drejtë.
Në rastin e kundërt, Bala thotë se do të zvarritë procesin zgjedhor, ku nuk e mohon mundësinë që certifikimi i zgjedhjeve të shtyhet deri në dhjetor.
“Vendimi të cilin Paneli Zgjedhor e solli, ishte në kundërshti dhe antikushtetues sa i përket njohjes së të drejtës së votës nga ana e qytetarit. Sërish, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme duke u thirr çdo herë në të drejtën kushtetuese, për të njohur dhe pranuar këto pako që kanë mbërri në faksin postal të KQZ-së. E kundërta e kësaj, është një tentim për zvarritjen të shpalljes së rezultateve dhe certifikimit të rezultateve të procesit zgjedhor të 6 tetorit.. Ata qytetarë të cilët i kanë dërguar 1806 pako fletëvotime kanë të drejta kushtetuese të tyre. Absolutisht, asnjë institucion, asnjë ligj nuk mundet t’ua mohojë të drejtën për të votuar. Vendimi i Gjykatës Supreme ka qenë vendim për njohjen e të drejtës së votimit. Prandaj çdo akt tjetër në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut”, tha Bala.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se do të zbatojnë çdo vendim që sjell Gjykata Supreme, teksa nuk ka mund të japë një datë konkrete se kur mund të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, pasi kjo varet nga mundësia e ankesave tjera të partive politike dhe kandidatëve për deputetë.
“Nuk më takon mua që të flas me afatet kohore me ditën e saktë se kur mund të shpallim rezultatin përfundimtar. Pasi ne e dimë që aktualisht një subjekt politik këtë rast, Vetëvendosje ka ankimuar çështjen, pas PZAP-së në Gjykatën Supreme. Ne duhet të presim vendimin e këtij institucioni për të parë dhe proceduar pastaj në zbatim të atij vendimi, çfarëdo qoftë ai. Pastaj pasi të përmbyllim gjitha këto çështje, për të marrë ato konfirmime që thashë më herët dhe për të bërë shpalljen e rezultatit përfundimtar. Pastaj dihet edhe afatet tjera që kanë të bëjnë me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve në PZAP, pastaj në Gjykatën Supreme, pastaj që të certifikojmë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Elezi.
Pikërisht për këtë çështje edhe organizata “Germin”, sot ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për t’u numëruar 1806 fletëvotimet nga diaspora.
Ndërkaq, përmes një përgjigje me e-mail , zëdhënësi i Gjykatës Supreme, Vullnet Sokoli bëri të ditur se sot kanë pranuar ankesën e VV-së dhe brenda 72 orëve do të marrin vendimin.
Një ditë më parë Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 fletëvotimeve nga mërgata.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...