Lajme

NATO nga Ukraina i qon mesazh Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 31 October 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quar një mesazh Rusisë.

Nga kryeqyteti i Ukrainës, Stoltenberg ka kërkuar që Rusia të largohet nga ky vend.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, pas diskutimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensiky, ka thënë që Moska madje duhet të kthej edhe tri anije ukrainase.

-Advertisement-

Këto i kishte kapur në Ngushticën e Kërcit në nëntor të vitit të kaluar, shkruan gazeta inFokus.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg, po ashtu ka thënë që NATO planifikon ta rrisë mbështetjen për Ukrainën e Detin e Zi, duke bërë edhe stërvitje ushtarake këtu.

Ndërsa, Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura kanë qenë në ujërat e Rusisë, deklarata këto të hedhura poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit.

Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë shefit të Ukrainës se marrëveshjet e paqes janë bërë me qëllim t’i japin fund konfliktit të Ukrainës me seperatistët rusë.

E këto, sipas tij, duhet të zbatohen në tërësi nga të dy anët.

Tutje, Stoltenberg, ka thënë që NATO mbështet përpjekjet e Presidentit ukrainas për zgjidhje paqësore të konfliktit.

Bile ka shtuar se edhe Ukraina duhet të vazhdoj të zbatoj reformat që të garantoj sigurinë e vendit e të anëtarësohet në NATO.

Zelenskiy në anën tjetër ka thënë se Ukraina është “gati për të kaluar në një tjetër nivel” dhe të anëtarësohet në programet e NATO-s./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera