Rozë

S’do ta besoni çfarë mori për ditëlindje nga bashkëshorti Kim Kardashian (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 23 October 2019

Kim Kardashian festoi dje 39-vjetorin e lindjes së saj. Kim është shprehur se e ka festuar ditëlindjen me miqtë dhe familjen dhe ka marrë një shumë marramendëse nga bashkëshorti i saj Kanye për fondacionin e saj të bamirësisë.

“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë në këtë ditëlindje! Pata ditëlindjen më të këndshme të mundshme! E kalova fundjavën me miqtë e mi të mrekullueshëm në Palm Springs dhe më pas hëngra një darkë familjare në shtëpi, të mundësuar nga ime më dhe Kanye.

Restoranti im i preferuar Armenian erdhi dhe u kujdes për servirjen dhe ushqimet e mia të parapëlqyera. Mora dhurata të jashtëzakonshme nga e gjithë familja, si dhe nga Kanye. Ai më dhuroi disa çanta fantastike. Kanye dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”, ka shkruar Kim Kardashian në profilin e saj në “Instagram”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera