Lajme

Përse do të rinumërohen edhe 530 vendvotime?

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 17 October 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten ka vendosur të rinumëroi 530 vendvotime. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së i ka bërë thirrje QNR-së që menjëherë të fillon rinumërimi në këto vendvotime.

Arsye për këtë del të jenë dyshimet për manipulime të votave nga komisionerët në Qendrën e Numërimit të votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

-Advertisement-

“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë të pranishme në QNR. Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku kanë ndodhur manipulime”, ka thënë Daka.

Zyrtarisht, mbrëmë pas mesnate në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

Nga 13 mijë e 241 fletëvotime të vlefshme nga votimi përmes postës, LVV ka marrë 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota dhe AAK-PSD 555 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera