Rozë

Ronaldo, “Mbreti” i Instagramit, familja Kardashian mes “yjeve” të futbollit

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 16 October 2019

Rrjetet sociale janë shndërruar në një mundësi e artë fitimi për njerëzit më të famshëm në botë. Nga një studim i fundit i Buzz Bingo, që ka marrë në konsideratë të ardhurat nga postimet në Instagram gjatë 12 muajve të fundit, “yjet” e futbollit rezultojnë të jenë personat “VIP” që fitojnë më shumë para në rrjetet sociale.

“Mbreti” i Instagramit mbetet Cristiano Ronaldo, që me 975 mijë dollarë për një postim, i ka shtuar llogarisë së tij plot 47.8 milionë dollarë.

Me thuajse gjysmën e kësaj shume ndjek Lionel Messi (23.3 milionë dollarë), që për një postim të sponsorizuar përfiton 648 mijë dollarë. Në listën e 10 personazheve me përfitime më të mëdha nëpërmjet postimeve në Instagra, ku mbizotërojnë futbollistët, janë edhe Kendall Jenner, Selelna Gomez, Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian.

-Advertisement-

Renditja e 10 VIP-ave të Instagramit:

1 – Cristiano Ronaldo (47.8 milionë, 975.000 për postim)

2 – Leo Messi (23.3 milionë, 648.000 për postim)

3 – Kendall Jenner (15.9 milionë, 611.000 për postim)

4 – David Beckham (10.7 milionë, 357.000 për postim)

5 – Selena Gómez (8 milionë, 886.000 për postim)

6 – Neymar (7.2 milionë, 722.000 për postim)

7 – Zlatan Ibrahimovic (4 milionë, 200.000 për postim)

8 – Kylie Jenner (3.8 milionë, 1.2 milionë për postim)

9 – Ronaldinho (2.3 milionë, 237.000 për postim)

10 – Khloe Kardashian (1.2 milionë, 598.000 për post).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera