Specialja do ti arrestoi 3-4 persona muajin tjetër, ja kush e thotë
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 15 October 2019
Gjykata Speciale po vazhdon të “trokasë” në dyert e ish-ushtarëve e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetëm gjatë këtij muaji, 24 prej tyre kanë marrë ftesa, derisa numri i gjithë atyre që janë ftuar nga Specialja që prej themelimit shkon në mbi 100. Në Organizatën e Veteranëve të UÇK thonë se gjatë tetorit dhe nëntorit do të ngrihen edhe aktakuzat e para, derisa paralajmërojnë edhe disa arrestime.
Haga do të jetë destinacioni kryesor gjatë tetorit e nëntorit për disa ish ushtarë e eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E gjithë vjeshta, atyre pritet të iu shkojë duke u endur nëpër zyret e prokurorëve të Speciales.
Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, numri i atyre që kanë marrë ftesa për intervistim nga Specialja shkon në mbi 100. Të gjithë këta do të intervistohen nga hetues të Gjykatës Speciale, si të dyshuar apo dëshmitarë për krime lufte dhe krime të tjera nga janari i 1998’ës e deri më dhjetor të vitit 2000.
Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati i ka thënë Gazetës Express se vetëm gjatë këtij muaji kanë ardhur 24 ftesa nga Gjykata Speciale.
“Prej fillimit janë mbi 100 ftesa për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilëve, se kanë thirr edhe dëshmitarë civil. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij muaji janë diku 24 ftesa”, ka thënë ai.
Sipas Gucatit, gjatë këtyre dy muajve pritet të ngrihen edhe aktakuzat e para. Madje, Gucati ka paralajmëruar edhe arrestime gjatë kësaj periudhe.
Sipas burimeve të kësaj organizate, do të arrestohen 3-4 persona.
“Muaji tetor dhe nëntor pritet të jenë më të nxehtë, meqenëse aktakauzat e para pritet të ngriten në këta muaj. Sipas informacioneve që kemi nga kanalet tona pritet që të ketë edhe ngritje aktakuzash. Me burime tona pritet që të ketë arrestime të 3-4 persona. Për momentin nuk e dijmë nëse ka fytyra publike, përveç Fadil Bekës që reaguam sot që është ish deputet dhe mjeku i luftës”, ka thënë Gucati për Express.
Gjykata Speciale nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për personat e dyshuar.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagë, Christopher Bennett ka thënë vetëm se puna është duke vazhduar dhe se nuk mund të flasin për afate kohore se kur mund të ndodhë ngritja e aktakuzave.
“S’po nuk ka jep informacion mbi statusin e hetimeve të cilat janë duke vazhduar. Nuk mund të flas as për afate kohore, për arsye profesionale, etike dhe ligjore”, ka deklaruar Bennett.
Ndryshe, më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqje të paparitur pasi njoftoi se kishte pranuar ftesë për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime të luftës.
Pas përfundimit të intervistimit në Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se do të mbrohet në heshtje dhe se nuk është ngritur aktakuzë për te.
Nga Prokurori i Specializuar u intervistua edhe ish-anëtari dhe zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili njoftoi se ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Prej se ka filluar procesin e intervistimit, dhjetëra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë paraqitur për intervistim pranë Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Gjykata Speciale u formua pasi vet deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të 2015-s votuan për themelimin e saj.
Formimit të Gjykatës Speciale i parapriu një rezolutë në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...