Auto&Tech

Facebook-u ka filluar të fshehë numrin e pëlqimeve në postime

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 27 September 2019

Facebook ka filluar të fshehë numrin e “pëlqimeve” për postimet në Australi.

Përdoruesit e llogarive në të gjithë vendin, gjithashtu do të bllokohen nga shikimi i numrit të reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.

“Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë”, tha kompania në një deklaratë.

-Advertisement-

“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit merren me këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.

Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale është nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.

Në Australi, një në pesë fëmijë raportojnë se përjetojnë ngacmime në internet.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy