Vuçiç në Nju Jork: U takova me Ramën, në tetor firmosim “Shengenin e vogël”
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 25 September 2019
Në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe me kryeministrin Zoran Zaev. Sipas Vuçiç, me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për heqjen e barrierave për bizneset dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe shërbimeve.
Një takim i tillë nuk është raportuar zyrtarisht në faqen e Presidencës së Serbisë dhe as nga Kryeministria e Shqipërisë.
Gjithsesi, sa i përket asaj që ka deklaruar për mediat e vendit të tij, Presidenti serb ka theksuar se është diskutuar në takim për një “Shengen të vogël” që pritet të formohet nga tre shtetet: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Vuçiç tha se një marrëveshje specifike në këtë fushë do të firmoset në konferencën e Novi Sadit, më 9-10 tetor, ku ai pret të jenë të pranishëm Rama dhe Zaev.
“Ajo që diskutuam është se duam të jemi më specifikë. Ne duam të krijojmë lidhje më të thella politike dhe ekonomike dhe të paraqitemi para BE-së si një bllok, sesa individualisht,” u tha Vuçiç gazetarëve.
Kosova nuk përfshihet në këtë marrëveshje dhe i pyetur nga gazetarët, Vuçiç u shpreh: “Është e rëndësishme për Serbinë që Prishtina të përfshihet në këtë proces”.
Ideja e të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” qarkullon prej vitesh, por janë Kosova dhe Mali i Zi që e kundërshtojnë ashpër pasi e konsiderojnë këtë veprim si një përpjekje për rikthimin e ish-Jugosllavisë.
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...