Sport

Neymar “merr për dore” PSG-në, i jep fitoren ndaj Lyonitf

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 23 September 2019

Një javë më parë shënoi një gol në minutën e 92-të ndaj Strasbourgut dhe i dha 3 pikët Paris Saint Germainit në kampionat, ndërsa sot braziliani Neymar shënoi sërish në minutat e fundit dhe i dha fitoren skuadrës së tij në transfertën e vështirë ndaj Lyonit.

Pikërisht këta të fundit shihen si skuadra që mund të prishë hegjemoninë e viteve të fundit të PSg-së në Ligue 1, ndaj edhe sfida e sotme shihej me një interes të veçantë, duke pasur parasysh edhe faktin që përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë gjithmonë spektakolare.

Megjithatë përtej lojës së mirë, ritmit dhe rasteve, rezultati ishte mbërthyer në barazim pa gola deri në minutën e 87’, kur braziliani mori një top në zonë dhe u rrotullua bukur, për të gjuajtur dhe për ta çuar sferën në rrjetë.

-Advertisement-

Kjo ishte fitorja e pestë në 6 javët e para për PSG-në, që mban kreun e renditjes me 15 pikë ,e ndjekur nga Angers e Nice me 12, ndërsa Lyoni ka mbetur në kuotën e 8 pikëve, në vendin e 9.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera