Shëndetësi

Alkooli përkeqëson gjendjen e njerëzve me HIV

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 26 August 2019

Studimi i ri nga Amerika tregon se konsumimi i shpeshtë i alkoolit mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen e personave me HIV.

Efektet e alkoolit janë më të theksuara te njerëzit me HIV, por edhe te njerëzit, sëmundja e të cilëve trajtohet me anë të terapisë antiretrovirale.

Studimi zbuloi se pacientët me HIV që konsumonin të paktën një ose dy pije alkoolike në ditë kishin rrezik të shtuar nga vdekja dhe probleme të tjera shëndetësore, transmeton kp.

-Advertisement-

Studimi përfshinte pacientë të trajtuar me HIV ndërmjet viteve 2008 dhe 2012, kishte më shumë se 18,000 pacientë me HIV pozitiv dhe mbi 42,000 njerëz pa infeksion.

Rezultatet treguan se edhe sasitë e moderuara të alkoolit te njerëzit me HIV shkaktojnë probleme shtesë shëndetësore.

Problemet shëndetësore janë vërejtur gjithashtu te njerëzit me terapi antiretrovirale gjatë konsumimit të alkoolit. Edhe pse njerëzit me këtë terapi janë shumë më pak të sëmurë dhe kanë shumë më pak probleme shëndetësore, prapëseprapë ekziston një efekt shtesë negativ i alkoolit në gjendjen e tyre.

Studimi arriti në përfundimin se njerëzit me HIV nuk duhet të konsumojnë fare alkool. Pragu i sigurt i konsumit të alkoolit vlerësohet të jetë shumë më i ulët për njerëzit me HIV sesa për personat jo të infektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera