Nënkryetari i AAK-së i bindur edhe për një Qeveri Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 18 August 2019
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi thotë se asnjëherë nuk kanë qenë më të organizuar se tani për të shkuar në zgjedhje të reja. Ai shprehet i bindur se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen sivjet, do të ketë prapë një qeveri Haradinaj.
Në një intervistë për KosovaPress, Smajl Latifi i cili drejton Komunën e Rahovecit, ka folur edhe për sfidat dhe projektet në këtë komunë.
Smajl Latifi thotë se qeveria aktuale ka bashkëpunuar ngushtë me Komunën e Rahovecit, duke pranuar adresimet e komunës dhe duke dhënë mbështetje maksimale në vazhdimësi.
Ai tregon i kanë dërguar në të gjitha ministritë përkatëse, planet dhe projektet e komunës dhe beson që do të fitojnë të drejtën të marrin përkrahje në të gjitha ato projekte që janë të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.
Latifi thotë se do të punojnë që pas zgjedhjeve, të ketë një qeveri e cila vazhdon të jetë e fokusuar në komunë ne Rahovecit.
Latifi: Le të kemi një Qeveri Haradinaj 2
“Le të kemi një qeveri Haradinaj 2, ne do të punojmë që të kemi një qeveri Haradinaj 2 sepse kemi marrë, ne veç i kemi të adresuara edhe shqetësimet, edhe kërkesat, nevojat dhe interesa të qytetarëve të komunës së Rahovecit, në të cilat ka impakt dhe duhet të japë përkrahje patjetër qeveria qendrore”, thotë ai.
Në këtë kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë për shpërndarjen e tij, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në AAK thonë të jenë mirë të organizuar dhe të gatshëm për secilën datë që caktohet për mbajtën e zgjedhjeve.
Nënkryetari i Aleancës duke thënë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të organizuar, thekson se edhe qytetarët në Rahovec asnjëherë nuk e kanë pasur me qartë të vlerësojnë punën e nivelit qendror.
Latifi: AAK asnjëherë nuk ka qenë më e organizuar për zgjedhje
“Ne, (AAK), asnjëherë nuk kemi qenë më të organizuar sesa sot, asnjëherë nuk kemi qenë më funksional sesa sot, dhe asnjëherë më të qartë qytetarët e Rahovecit nuk e kanë sesa sot, që ta vlerësojnë punën edhe të komunës, edhe të nivelit qendror, sepse me ardhjen e qeverisë Haradinaj, komuna e Rahovecit, vetëm një infrastrukturë, nëse ja qesim lapsin, vetëm sivjet, bëhet fjalë mbi 9 milionë euro vetëm sivjet. Në historinë e vet komuna e Rahovecit nuk i ka marrë Brenda një viti 9 milionë euro. Pra, ata nuk ke kanë ditë që kemi zgjedhje, as ne nuk e kemi ditë, por ka një fokusim të qeverisë qendrore”, thotë ai.
Smajl Latifi i cili qeverisë me Komunën e Rahovecit, tregon edhe për sfidat me të cilat po përballet në drejtimin e kësaj komune.
E një prej tyre që në disa vende ende nuk po gjen zgjidhje, është edhe mungesa e ujit të pijshëm.
Fshati Pastasel i Rahovecit vazhdon të mbetët pa ujë të pijshëm, e për këtë kryetari i komunës thotë se vitin e ardhshëm do të gjendet zgjidhja për banorët atje.
Latifi: Nuk kemi arritur të sigurojmë ujë në Pastasel, viti ne ardhshëm bëhet zgjidhja
“E kemi një situatë shumë problematike, e kemi në fshatin Pastasel, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka pas asnjëherë, edhe në mandate ne parë kemi bërë përpjekje për të gjetur ujë të pijshëm përmes shpimeve që janë bërë profesionale nga kompanitë e veçanta që mirren me këto tema, nuk kemi gjet ujë të pijshëm. Është provuar edhe në kohën e zotit Vehapi, nuk është gjet. Është futur një gyp prej gurit të kuq deri në Pastasel është vendosur, por ujë nuk ka , sepse ai rezervuari që është në gur të kuq nuk ka ujë të mjaftueshëm për ta furnizuar fshatin. Pra sfida më e madhe për ujin e pijshëm. Që po sfidohen edhe sot në këto ditë të gushtit, janë qytetarët e Pastaselit. Ne po provojmë me KRU Gjakovën ose Radoniqin me bë një zgjidhje por zgjidhja e cila po kërkohet me u bë ka një kosto të lartë, po shpresojmë që nëse jo sivjet me nisë diçka, viti ne ardhshëm gjithsesi duhet me gjet zgjedhje për qytetarë t e fshatit Pastasel”, thotë ai.
Ai thotë qe sipas “KRU Gjakova”, vlera për të siguruar ujin e pijshëm në atë pjesë është 500 mijë euro e që sivjet komuna e Rahovecit nuk ka mundësi buxhetore për një kosto të tillë.
Megjithatë, Latifi përmend zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Guri të Kuq dhe në fshatin Polluzhë, vende këto që kanë pasur problem me ujë të pijshëm kohë të gjatë.
Ai thotë që ka raste kur vet qytetarët po e keqpërdorin ujin e pijshëm, duke e përdorur atë për nevoja të tjera, si kopshte e rrugë.
Megjithatë, Latifi thotë se nga 24 premtimet e bëra, vetëm një ende nuk ka filluar realizimin.
Latifi: 24 premtimet që i kemi dhënë, vetëm 1 ende nuk ka filluar të realizohet
“Nëse e marrim Institutin GAP që mirret me vlerësimin e premtimeve të kryetarëve të komunave, atëherë del që komuna jonë nga 24 premtime të cilat i ka dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, vetëm 1 ende nuk ka nisur, vetëm një premtim, të gjitha të tjerat po, 9 prej tyre janë realizuar plotësisht, disa janë në gjysmë, një pjesë e premtimeve kanë nisur të përmbushën,. Ndërsa vetëm një premtim që bëhet fjalë për atë rritjen e punësimit 7% ende nuk po konsiderohet, ose nuk është akceptuar”, thotë ai.
Latifi bëri të ditur që janë në pritje të nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e çerdhes në Krushë të Madhe dhe Xerxë.
Gjithashtu tha se më 26 të këtij muaji fillon ndërtimi i qendrës së të mjekësisë familjare në fshatin Qifllak.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...