Macron sot në Serbi, temë kryesore dialogu me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 15 July 2019
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot do ta vizitojë Serbinë.
Sot dhe nesër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare.
Siç shkruajnë mediet serbe, tashmë në Beograd autoritetet kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, transmeton lajmi.net.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se do të marrë masa maksimale të sigurisë, me rastin e vizitës së Macronit, e cila do të çojë në ndryshimin e regjimit të trafikut në pjesë të caktuara të qytetit.
Sipas medieve serbe, presidenti Macron pritet të arrijë në Beograd rreth orës 15:00.
Mirëpo, arsyeja e vizitës së Macronit në Beograd ndër të tjera do të jetë rikthimi i dialogut Kosovë-Serbi.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, vizitën e presidentit francez, Macron e kanë cilësuar të një rëndësie shumë të lartë.
Gjatë këtyre dy ditëve, përveç takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Macron pritet të takohet edhe me përfaqësuesit e tjerë politik serbë, transmeton më tutje lajmi.net.
Mediumi francez ‘Frans 24’, ditë më parë ka shkruar se, pas dështimit të Samitit të Parisit, Macron nga Beogradi do të përpiqet që ta rikthejë dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas “Frans 24”, një nga temat kryesore të diskutimit të presidentit Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, do të jetë Kosova, kjo pasi që siç shkruan ky medium, Macron dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e bllokimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Përveç kësaj teme, gjatë kësaj vizite Franca dhe Serbia pritet të nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme.
Duhet theksuar se Samiti i Parisit kishte dështuar për shkak të qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me dialogun dhe taksën prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
Si erdhi deri tek dështimi i Samitit të Parisit?
Mirëpo, zyrtarët e Qeverisë së Gjermanisë dhe Francës, kishin thënë se ky Samit ishte shtyrë për një afat të pacaktuar.
Që nga nëntori i vitit të kaluar kur edhe Kosova kishte vendosur taksë prej 100 për qind, Serbia si “hakmarrje” ndaj kësaj takse e ka bllokuar dialogun me Kosovën.
Në anën tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, janë duke bërë përpjekje që t’i bindin të dyja palët që të rikthehen në tryezën e bisedimeve.
Të tjera
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kul...
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...