Në Ditën Botërore të Popullësisë kërkohet kujdes më i madh për nënat dhe foshnjat
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 12 July 2019
Me rastin e Ditës Botërore të Popullësisë u diskutua për rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë ; planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.
Fokusi i këtij diskutimi ishte shëndeti i nënave dhe foshnjave, ndihma nga grave në procesin e lindjes, vdekshmëria e foshnjave dhe luftimi i kancerit.
Drejtoresha e Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Aynabat Annamuhamedova, tha se duhet punuar më shumë për t’i ndihmuar gratë në lindje dhe foshnjat.Ajo tha se duhet bërë më shumë edhe në parandalimin e dhunës, që është prezentë më shumë se kurrë.
“Këtë vit shënojmë 50-vjetorin e formimit të UNFPA-së në OKB , 25- vjetorin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Popullsi dhe 20- vjetorin e UNFPA-së në Kosovë. Qëllimet kryesore janë t’i ndihmojmë gratë në lindje dhe foshnjat , ku duhet të punojmë më shumë. Po ashtu duhet të luftojmë edhe dhunën e cila është shumë aktuale në vendet e botës. Për mua është shumë e rëndësishme që vijë në këtë shtet , edhe pse ka shumë sfida, por shoh të rinj që kanë ambicie”, tha ajo.
Kryetarja e Komisionit për shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Batiu, një prej sfidave më të mëdha të shëndetësisë kosovare është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, raporton Eo.
“Kjo datë ka një arsye shumë të veçantë sepse edhe ne si shtet po festojmë 20-vjetorin e çlirimit. Një prej sfidave më të mëdha të shëndetësisë kosovare është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të nënave dhe fëmijëve. Në ketë drejtim duhet të punojmë rreth zvogëlimit të vdekshmërisë të foshnjave dhe nënave”, tha ajo, raporton EO.Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se me angazhim profesional po synohet të zbulohet kancerin në fazë të hershme.“Me angazhim profesional synojmë të zbulojmë kancerin në fazë të hershme dhe synojmë të kemi rini të shëndetshme. Sigurisht të gjitha këto synime kërkojnë kohë dhe bashkëpunim së bashku. Shpresoj ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të arrijmë synimet tona”, tha ai. Ky diskutim u organizua nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).
Të tjera
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...