Lajme

Policia ka arrestuar 7 persona që gjuanin natën me armë në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 10 July 2019

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në një aksion të zhvilluar gjatë ditës në komunën e Malishevës.

Sipas njoftimit të stacionit Policor në Malishevë, aksioni është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët.

Në këtë institucion, njoftojnë se kanë siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

-Advertisement-

“Prandaj, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve, Stacioni Policor në Malishevë ka organizuar  dy operacione policore ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera