Kosnett tregon në tre pika se çfarë i mungon Kosovës për zhvillim
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 19 June 2019
Ambasadori amerikan Philipp Kosnett ka mbajtur një fjalim me rastin e mbylljes së partnershipit të programit transformues të bursave për lidership.
Ambasadori Kosnett ka vlerësuar të diplomuarit që kanë përfituar nga ky program. Gjithashtu Kosnett ka vlerësuar transformimin që ka parë në Kosovë që nga vizita e tij e fundit në vitin 2003.
“Jam i gëzuar me progresin që kam parë. Jo vetëm rrugët e reja por edhe për arritjet e gjeneratave që po vijnë. Ata janë të edukuar dhe energjikë”, ka thënë Kosnett.
Falë programit TLP për bursa, 300 studentë kosovarë kanë shkuar në SHBA dhe janë kthyer me diploma.
Kosnett ka thënë se njerëzit shpesh e pyesin se pse investitorët amerikan nuk vijnë në Kosovë për të investuar, duke ditur se sa Kosova i don SHBA’të.
“Më duhet të u them lajmin e keq. Amerikanët investojnë aty ku janë kushtet e biznesit. Pikë”, tha Kosnett.
Kosnett ka treguar në tre pika ato që i mungojnë Kosovës dhe ku i duhet më shumë punë.
E para, është zhvillimi i sektorit privatë. Aty duhet një investim më i madh në edukim.
“Një menaxhere fëmër më ka treguar se në Kosovë studentët nuk mësojnë ato që u duhet për të treguar sukses në tregun e punës”, tregoi Kosnett.
“Për të mbyllur këtë hapësirë në Kosvë, qeveria duhet të fokusohet në dhënien e mundësive për të rinjtë që të zhvillojnë aftësitë e tyre të nevojshme për punë”.
E dyta është kërkesa për drejtësi, specifikisht të drejta të barabarta dhe mundësi. Mbrojtje të barabartë për të gjithë nga ligji dhe besimi se njerëzit do japin llogari para ligjit.
“Gjykata duhet të i kryejë më shpejt rastet e mosmarrëveshjeve. Dhe gjithashtu duhet të ndalet korrupsioni”
Këtu si shembull ambasadori e ka marrë shtetin e Estonisë, e cila pas pavarësisë shpejt e ka reformuar gjyqësorin dhe sot është ndër shtetet që së shumti afron investime të huaja.
Dhe në fund është nevoja për paqe. Paqe për komuntitetet që jetojnë në Kosovë, dhe paqja me fqinjët.
“Paqja është diçka më shumë se sa mungesa e luftës.Është një vyrtyt, një gjendje mendore, një shpërndarje e besimit në drejtësi”, ka përfunduar Kosnett.
Të tjera
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...