Lajme

Thaçi, pjesë e Forumit “To be secure” në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 31 May 2019

Me fjalimin e mirëseardhjes nga ministri malazez i Punëve të Jashtme, Srdan Darmanoviq dhe sekretari i shtetit në Ministrinë malazeze të Mborjtjes, Slobodan Filipoviq, mbrëmë është hapur zyrtarisht Forumi “To be secure” në Budva të Malit të Zi.

Ky forum vjetor i nivelit të lartë për politikë dhe siguri edhe këtë vit ka mbledhur shumë akterë kryesorë të cilët sot dhe nesër do të diskutojnë për çështjet më të rëndësishme të rajonit.

Nesër në një diskutim të veçantë do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku homologun e tij malazez, Milo Dukanoviq.

-Advertisement-

Thaçi dhe Dukanoviq do të deklarohen rreth çështjeve më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor si dhe për hapat dhe nismat për një bashkëpunim më të thellë rajonal dhe interes të përbashkët për ta bërë Ballkanin Perëndimor një vend më të sigurtë dhe më të begatë, të aftë për t’iu kundërvënë sfidave globale në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera