Sport

Rakitic i “vë vulën” të ardhmes

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 22 May 2019

Ivan Raktic ka folur për “Mundo Dpoertivo”, ku edhe këtë herë ka sqaruar se do të vijojë karrierën tek Barcelona, ku ndër të tjera preku edhe tema të tjera si afrimi i Frenkie de Jong dhe hipoteza e Antoine Griezmann.

De Jong – “Jam i lumtur që klubi nënshkroi me të. Së pari ai është një djalë i ri që po luan shumë mirë dhe jam i kënaqur që klubi vendos të forcohet. Secili ka vendin e tij në skuadër. Ai vjen, por jam i bindur se nuk do jetë në pozicionin tim, vendi im është i zënë. Ai luan në pozicion tjetër, që nuk është i imi, unë se kuptoj pse e lidhin me mua.”

Griezmann – “Ai më pëlqen shumë. Ai është një lojtar i madh, ndër më të mirët në botë dhe sigurisht që unë do të doja të luaja në të njëjtën skuadër me të. Ai është profesionist dhe pothuajse ka fituar gjithçka, ai është vlerë e shtuar në çdo ekip.”

-Advertisement-

Refuzimi i sezonit të kaluar – “Ai duhet përgëzuar sepse na mësoi dashurinë për klubin e tij dhe dedikimin që ka për atë klub. Nuk ishte një vendim kundër Barcelonës, ishte në favor të Atleticos. E përgëzoj për vendimin që mori dhe nëse unë e takoj tek Barça do i jap dorën dhe do i them se e respektoj për atë që bëri, sepse nuk ishte një vendim i lehtë.”

Largimi dhe Inter – “Nuk e di kush i krijon këto situata, por nuk i kam bërë unë. Kam tre vjet kontratë me Barcelonën dhe ky është vendi ku dua të jem, këtu jam i lumtur. Inter është një klub i madh dhe ne kemi luajtur kundër tyre këtë sezon. Kam shokë të kombëtares atje dhe i respektoj, por një gjë nuk tërheq tjetrën. Jam aty ku dua të jem. Jam i lumtur tek Barça, familja ime është e lumtur dhe nëse më kërkojnë do të thotë se po luaj mirë. Por, jam mirë këtu dhe nuk kam asnjë mendim tjetër.

Nëse PSG rikthehet – “Epo, do të ulemi dhe do të pimë një kafe. Kam respekt për të gjithë klubet e tjera. Nëse ndodh një gjë e tillë më bën krenar sepse do të thotë se po bëj mirë, asgjë më shumë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera