ZYRTARE: Shqipëria ka kampionin e ri, dridhet Tirana
Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 12 May 2019
Partizani fitoi derbin e javës së 33-të në Superiore, me shifrat 2-1 përballë Tiranës, dhe 3 javë para fundit, është shpallur edhe matematikisht kampion në kampionat.
Heroi i ndeshjes ishte shkodrani Çinari, që me dopietën e tij vendosi takimin. Ndeshja nisi e ekuilibruar me të dy ekipet që nuk po rrezikonin shumë, por në të 30-tën skena ishte për Çinarin, që me një goditje fantastike nga rreth 30 metra, zhbllokoi rezultatin.
Partizani mori zemër, por gjithsesi në të 41-tën ishte Greca që vuri sfidën në baraspeshë, pas një pasimi të bukur të Ngosë. E para u mbyll në barazim.
E dyta u nis gjithashtu pa shumë raste, me ekipet që nuk donin kurrsesi të humbnin këtë takim. Për fitoren dhe për t’i dhënë titullin Partizanit, mendoi sërish Çinari, që u harrua në minutën e 73-të nga mbrojtja e Tiranës, dhe pas një asisti fantastik të Trashit, ishte shkodrani që mposhti Abibin.
Deri në fund, Partizani e mbajti këtë fitore, dhe tani është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, me 68 pikë, +13 më shumë se Kukësi, 3 javë nga fundi. Dridhet Tirana, që me fitoret e Luftëtarit dhe Kastriotit, e sheh veten në vendin e 8-të me 40 pikë, vetëm 2 më shumë se krutanët.
Të tjera
-
Instrument i fuqishëm për të kontrolluar qytetarët? Rusia zgjeron sistemin e pagesës me fytyrë, çfarë qëndron pas vendimit
Rusia ka filluar ta zgjerojë sistemin e pagesës me fytyrë, pra përmes njohjes...
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ 111 zyrtarë republikanë mbështesin Harrisit: Trump i papërshtatshëm për të shërbyer
111 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare kanë mbështetur kandidaten ...
-
Limaj: 90 për qind e ekipit të Kurtit do të ikin nga Kosova nëse nuk i fitojnë zgjedhjet
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shumica e anëtar...
-
Ngjarjet e datës 19 shtator
Ngjarjet e datës 19 shtator 2024. Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi...
-
PSD mban aksion simbolik afër Urës së Ibrit
Partia Socialdemokrate e Kosovës sot do të mbajë një aksion simbolik. Ky a...
-
Maqedonci: Ushtarët së shpejti do të furnizohen me çizme, kemi mjaftueshëm uniforma
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisen me çizme....
-
Aeroporti ndërkombëtar ku vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionët
Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në ...
-
Moti sot diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me die...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në n...
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...