Vrasja për kontest pronësor, një muaj paraburgim për 6 të pandehurit
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 04 May 2019
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditë të pandehurve F. I., B. I., S. I., I. I., I. I., dhe E. I, të cilët pas një mosmarrëveshje të një kontesti pronësor, me dashje kanë privuar nga jeta të ndjerin M. I., duke e goditur në mënyrë mizore me vegla pune.
Rasti kishte ndodhur më 2 maj në fshatin Sadovinë e Qerkezëve të Vitisë, ku të njëjtit kanë rrezikuar edhe jetën e bashkëshortes së të ndjerit K. I. dhe të pandehurit E. I.
“Me këto veprime të pandehurit F. I., B. I., S. I., I. I., dhe I. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’vrasje e rëndë”, ndërsa i pandehuri E. I., veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë.
Të tjera
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kul...
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...