Tragjedia e futbollistit afrikan, vdiq pas intervistës ku fliste për sëmundjen e vet
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 26 April 2019
Një tragjedi e re në botën e futbollit: Papy Faty, futbollist nga Burundi, është ndarë nga jeta gjatë një ndeshjeje futbolli në Svaziland, mes ekipit të tij Malanti Chiefs dhe Green Mamba.
Pas vetëm 15 minutash nga fillimi i ndeshjes Faty ra në tokë pa ndjenja dhe më pas transportimi urgjent në spital nuk pati vlerë, pasi futbollisti fatkeq mbërriti i vdekur.
Faty ishte vetëm 28 vjeç dhe ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Burundit, që muajin e shkuar bëri histori, duke u kualifikuar për herë të parë për në Kupën e Kombeve.
Tragjedia e tij ishte paralajmëruar në një farë mënyre nga vetë mesfushori, sepse në janar kontrollet mjekësore i kishin zbuluar një problem në zemër dhe mjekët i këshilluan të operohej, ose të linte futbollin.
Këtë të mërkurë revista afrikane ‘Soccer Laduma’ publikoi një intervistë të gjatë të Faty, i cili rrëfente se mjekët i kishin thënë që mund të vdiste dhe tregonte gjithë historinë e sëmundjes së tij. Vetëm një ditë më vonë ish-futbollisti i Trabzonsporit u nda nga jeta!
Të tjera
-
Diamantët misteriozë të shekullit të 18-të dalin në ankand në Londër
Një varëse qafe e shekullit të 18-të me rreth 500 diamantë, disa prej të cilë...
-
Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë: Pyetjet pa përgjigje për misterin e 24 shtatorit
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot moti do të j...
-
Një vit nga rënia e heroit të Kosovës Afrim Bunjaku
Sot shënohet njëvjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Rreshteri policor A...
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....
-
Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero
Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emis...