Sport

Luhet dueli për Ligën e Kampionëve, Milan pret Lazion

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 13 April 2019

Milani do të presë Lazion në një duel të drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Kuqezinjtë e Gattusos kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e fundit, gjithsesi as kjo ecuri negative nuk e ka zbritur Milanin nga vendi i 4-t, por sot Piatek me shokë duhet të kthejnë faqe pasi në të kundërt misioni i Champions do të shndërrohej në një malore të vërtetë.

Lazio nga ana tjetër kërkon të thyejë tabunë San Siro pasi nuk fiton ndaj Milanit për kampionat në La Scalan e futbollit prej pothuajse tre dekadash dhe do të mbështet fort te forma e mirë që po kalon portieri shqiptar Thomas Strakosha.

-Advertisement-

Kjo sfidë është vendimtare për të dyja skuadrat pasi Atalanta dhe Roma janë aty dhe janë gati të përfitojnë nga hapat falsë të Milanit dhe Lazios.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera