Për këtë arsye kapiteni i Gjilanit xhelozon bashkëlojtarët para derbit me Dritën
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 07 April 2019
Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati do të mungojë në derbin më të madh në Kosovë, Gjilani – Drita. Qendërmbrojtësi ka thyer klavikulën para 1 muaji dhe pritet të jetë jashtë fushës të paktën edhe 3 javë.
Zakonisht në derbit e Anamoravës, Kastrati ka qenë motivuesi më i madh për bashkëlojtarët e tij dhe meqë sonte ai nuk do të jetë në fushë, thotë se ndihet xheloz.
”Shumë po më mbetet marak për të qenë pjesë e derbit. Jam xheloz për këta lojtarë që kanë me shiju këtë derbi në stadiumin më të mirë në Kosovën, jam xheloz në aspektin sportiv. Po besoj që çunat kanë me na bo krenarë edhe mua në tribuna që do të jem” deklaroi Kastrati për Indeksonline.
“Rikuperimi është duke shku në ritmin që e kena parashikue. Para pak ditësh e kam pasur një kontrollë te mjeku i klubit, tash besoj që në bazë të konstatimeve brenda 2-3 javësh do të bashkohem me ekipin në stërvitje. Pastaj sa do të zgjasë ajo fazë për të qenë gati 100% është gjë tjetër. Besoj që mund të luaj ndonjë ndeshje në fund të sezonit. Sa i përket trajnerit të ri Gentian Mezani, nuk kam qenë shumë aktivë, por në stërvitjet që kam qenë prezent e kam parë që është një motivues shumë i madh një punëtor shumë i madh. E don aktivitetin dhe gjithçka që lidhet rreth futbollit dhe besoj që këto gjana në futboll gjithmonë shpërblehen” u shpreh Kastrati.
Ndeshja Gjilani – Drita do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin, ‘Fadil Vokrri’.
Të tjera
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...