Lajme

​​Bahtiri kërkon bashkimin e Mitrovicës, këshilltari i kryeministrit e quan “lopë”

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 22 February 2019

Erolld Belegu është shprehur me fjalë ofenduese ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu është shprehur me fjalë ofenduese ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po kërkon që të bashkohet qyteti i Mitrovicës.

Belegu në një postim në Instagram, në foton e Bahtirit ka shënuar “Walking lopa” (lopa që ec).

Bahtiri ka organizuar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës, të cilat sot ia ka dorëzuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ndërsa Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje që të mbajë një mbledhje, për të votuar pro bashkimit të Mitrovicës.

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy