Sport

Befason presidenti: Messi nuk ka ikur asnjëherë nga Argjentina

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 21 February 2019

Claudio Tapia tha për herë të parë zyrtarisht se Lionel Messi do të kthehet në kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e ardhshme. Ai shton se kjo është një gjë shumë e rëndësishme. “Messi është shumë i rëndësishëm për Argjentinën. Pa dyshim, kapiteni do të jetë në ndeshjet e radhës”, – konfirmoi presidenti i AFA në një intervistë me “TyC Sports”.

Në këtë mënyrë, edhe pse lista e Lionel Scaloni do të publikohet më 4, ose 5 mars, kthimi i yllit të Barcelonës në listën e Albiceleste bëhet zyrtar.

“Biseduam me të kur ishte “Superclásico” në Madrid. Ai ka të njëjtën dëshirë për të luajtur me kombëtaren, si gjithmonë. Messi kurrë nuk u largua, sepse herët e tjera ai nuk u thirr. Unë mendoj se e kishte të nevojshme këtë lloj pushimi, për shkak të gjithçkaje që kishte përjetuar”, – shtoi presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Tapia theksoi se ky kthim i yllit të Barcelonës ndodh kur “konteksti i kombëtares sonë sot është shumë më i mbarë. Gjërat po përmirësohen. Argjentina jo vetëm që ka arritje sportive, por gjithashtu ka rifituar rëndësinë në të gjithë botën. Ne duhet të punojmë për të zhvilluar një “Copa America” shumë të mirë dhe të krijojmë bazat për Botërorin e Katarit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera