Sport

Chelsea, prag “eksodi”. Deri në verë ikën jo vetëm trajneri

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 20 February 2019

Koret e forta kundër trajnerit Maurizio Sarri ishin këtë javë një sinjal i qartë i sezonit që nuk po shkon siç duhet te Chelsea, por veç trajnerit italian, ka të tjerë që do të largohen në muajin qershor, në fillimin e një merkatoje të bujshme.

Futbollistë që janë mbivlerësuar, të tjerë që kanë krijuar polemika, e të tjerë që do të sakrifikohen për parà. Manjati rus Abramovich po bën gati një listë që do të riformatojë klubin e tij të preferuar.

Marcos Alonso dhe Jorginho janë mes lojtarëve që nuk kanë justifikuar minutat e aktivizimit dhe agjentët e tyre do të udhëzohen të kërkojnë skuadra të reja, në merkaton e verës. I pari shkëlqente në skemën 4-3-3 të Contes, por nuk ka pasur impakt me trajnerin e ri dhe tifozët e kanë votuar si më të dobëtin e sezonit. I dyti ka qenë një bast i Sarrit, por në sezonin e parë në Angli ka pasur oshilacione dhe do të sakrifikohet për të mos krijuar deficit në çmimin e blerjes.

-Advertisement-

Gjurmët e tyre do të ndjekin edhe Matteo Kovaçiç e Danny Drinkëater, me këtë të fundit që është larg shifrës 35 milionë paund të shpenzuara për të dhe aspak efikas në fushë.

Një situatë e ndryshme është rreth Eden Hazard dhe talentit Hudson-Odoi, dy lojtarë që Chelsea nuk dëshiron t’i shesë, por përballet me dëshirën e tyre për t’u larguar, e cila do të marrë formë detyruese duke nisur nga qershori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera