Haradinaj, Veseli dhe ambasadori amerikan të martën takohen për taksën
Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 19 January 2019
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për të diskutuar rreth taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, para pak ditësh paralajmëroi një takim të tillë, por ndonëse nuk tregoi ndonjë datë të saktë burime të gazetës “Zëri” brenda Kuvendit të Kosovës kanë bërë të ditur se takimi në fjalë është vendosur të mbahet të martën e javës që vjen (22 janar).
Në këtë takim, pos taksës, do të bisedohet edhe rreth zhvillimeve të tjera aktuale në Kosovë.
“Do të flasin për zhvillimet e fundit, për koordinimin e përbashkët, bashkëpunimin gjatë komplet vitit dhe sigurisht brenda këtyre që i diskutojnë është edhe çështja e taksës”, kanë thënë burimet e gazetës, teksa kanë konfirmuar se takimi është caktuar për të martën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se SHBA-ja në vazhdimësi ka apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve.
Të tjera
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...