Auto&Tech

Huracan, një “fajkua” nga Lamborghini

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 18 January 2019

Nga familja Lamborghini, debuton risia e këtij viti, Lamborghini Huracan EVO 2019. I prezantuar si një rimodelim, që zakonisht u bëhet modeleve që mbërrijnë në mesin e jetës së tyre në qarkullim, modeli i ri prezanton një seri rinovimesh interesante.

Pa dyshim, më i rëndësishmi nga të gjithë është përmirësimi i motorit 5.2 V10 me benzinë, që mbërrin në 640 kuaj fuqi.

Huracan peshon vetëm 1.422 dhe është një rrufe, sepse kap 100 km/orë për 2,9 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 325 km/orë.

-Advertisement-

Lamborghini Huracán EVO 2019 do t’u dorëzohet në pranverë klientëve që e kanë porositur dhe në Amerikë çmimi është 261.274 dollarë, rreth 228 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera