Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë besim te shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 25 December 2018
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji kërkoi nga popujt e Evropa që të kenë më shumë besim tek populli shqiptar dhe të mos ta shohin si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet.
Këtë mesazh Dodë Gjergji e dha në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku mbrëmë është mbajtur mesha solemne e Krishtlindjes.
Meshës i ka parapri programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës, të cilët dhanë një program festiv me recitale dhe këndime.
Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke bërë thirrje për një jetë në paqe, tregoi se Shën Pali në letrën e tij, thotë se Krishti është shpëtimtari jonë dhe do të na dhurojë të gjithëve jetën e pasosur.
“E çfarë duam ne në këtë tokë më shumë se sa të kemi paqe dhe të jetojmë në dashur me njëri-tjetrin. Dhe Shën Pali në letrën e tij, thotë Krishti është shpëtimtari jonë, ai do të na dhurojë të gjithëve jetën e pasosur. Dhe është mirë që në këtë natë të kremtojmë të gjithë së bashku, të pagëzuam dhe të papagëzuam, të huaj dhe të tanët, sepse kjo natë na bashkon të gjithëve si bijtë e një hyi, i cili më të vërtetë vjen me një thjeshtësi aq të madhe të një foshnje dhe me vajin e parë të fëmijës hynë në jetën tonë”, tha Ipsehkvi.
Dodë Gjergji theksoi se Jezuesi i biri i Marisë, është Zoti ynë dhe shpëtimtari ynë, i cili do të na gjykojë me dashuri.
“Për ne që jemi pagëzuar dhe besojmë, do të dëshirojmë të thellohemi më tej në fe, sepse ne shpresojmë, sepse besojmë se Jezusi është prisi, shpëtimtari. Ai pra është mësuesi ynë shpirtëror, shoqëruesi ynë besnik në udhën e jetës, shpëtimtari ynë, i cili na dhuron jetën e përtejme”, theksoi Dodë Gjergji.
Ai theksoi se ne i besojmë dhe i shpalosim të gjitha fshehtësitë tonë Krishtit të lindur në Betelhem, duke ia besuar edhe jetën e vakjen, sepse ai na kupton, na beson dhe kurrë nuk na gjykon, i cili na mëson që të dialogojmë dhe të bisedojmë me njeri-tjetri.
“Sepse ne nuk duhet të kemi konflikte, por duhet të gjejmë rrugën e pajtimit, duhet të gjejmë fuqinë për të falur, duhet të gjejmë dashurinë për të përqafuar njëri-tjetrin me dashuri”, tha ai dhe tregoi se me lindjen e Krishtit është hapur një dialog mes krijuesit dhe krijesës, për shpëtimin e Tokës dhe njerëzimit.
Ai pohoi se dialogu është parakusht i pajtimit dhe të mirës për paqe, buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë të të gjithëve, dhe askush nuk duhet të ndjehet i lodhur nga dialogu, dhe askush nuk duhet ta keqpërdorë apo ta mohojë nevojën për të.
Dodë Gjergji theksoi se rrugëtimi i popullit shqiptar drejtë familjes së popujve të qytetëruar evropian ka qenë tejet i vështirë dhe kjo është fituar me jetë, më mund dhe me gjak.
“Duhet të kemi kujdes, që asnjë ndëshkim i yni, ose padrejtësi që na bëhet nga të tjerët, të mos e rrezikojë bashkëpunimin tonë drejtë të ardhmes së popujve të Evropës dhe rajonit, sepse e dimë si kemi pësuar kur nuk jemi bashkuar. Ftoj edhe popujt e Evropës, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim të ne shqiptarët. Ne nuk na befason padrejtësia, sepse më të jemi mësuar në të kaluarën. Ne sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi në mesin e popullit tonë. Mbi të gjitha, popujt e Evropës nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet. Sidomos ftoj popujt që na rrethojnë, që të mos thurin plane për të ardhmen, duke na përjashtuar secilin prej nesh”, tha Dodë Gjergji.
Festimi i Krishtlindjes do të vazhdojë edhe sot me mesha që do të mbahen në kishat e Kosovës, ndërsa Dodë Gjergji do të mbajë meshë në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren.
Të tjera
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...