Gashi: Mendoj se përveç Sokol Dobrunës të tjerët janë të dyshimtë
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 12 December 2018
Prokuroria Speciale në Hagë ka filluar të dërgojë ftesat për intervistim të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani janë ftuar Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Sami Lushtaku dhe Safet Syla.
Avokati Tomë Gashi tha se mendon që vetëm ish kryetari i gjykatës ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna është ftuar në cilësinë e dëshmitarit ndërsa të tjerët si të dyshimtë. “Unë besoj se përveç zotit Sokol Dobruna, ky është mendim i imi personal, të gjithë të tjerët janë si të dyshimtë.”, tha Gashi, përcjell rtv21.tv.
Ai tutje bëri të ditur se Dobruna ka angazhuar edhe një avokat në lidhje më këtë çështje. “Kjo pak i prishi matematikat e mija se përndryshe në shumë procese që kanë qenë kundër ushtarëve të UÇK-së ka (Sokol Dobruna) qenë i ftuar ekskluzivisht në cilësinë e dëshmitarit.”, theksoi Gashi.
Tutje avokati Gashi kritikoi mënyrën se si janë ftuar për t’u intervistuar personat e lartpërmendur.
Ai tha se nuk është e ligjore që ata të ftohen vetëm përmes telefonit.
“As me ligjet e Republikës së Kosovës as me rregulla dhe procedura të posaçme që janë edhe janë edhe në Gjykatën Speciale që vlejnë edhe për prokurorinë mënyra e thirrjes me thirrje telefonike nuk ekziston nuk është e pranueshme dhe nuk është ligjore.”, bëri të ditur Tomë Gashi. Ai shtoi se një situatë e tillë ka sjellë një konfuzion duke mos u ditur se në çfarë cilësie janë ftuar ish ushtarët e UÇK-së.
Të tjera
-
Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qy...
-
Masakra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
(E plotësuar) Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forc...
-
Murati mburret përballë opozitës: Në Raportin e DASh-it fjala “korrupsion” përmendet 12 herë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar Raportin e Departamentit A...
-
Zihen për foltore, Saranda Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Ferat Shalën dhe Salih Zybën
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga sigurim...
-
Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademin përkujtimore për Masakrën e ...
-
Operacioni “Pandora” i EUROPOL-it: Shkatërrohen 12 “Call Center” mashtruese – e përfshirë edhe Kosova
2 qendra të thirrjeve mashtruese janë shkatërruar nga EUROPOL-i gjatë një ope...
-
KDI: Ligji i (ri) i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punë...
-
Zemaj për VV-në: “Hajna të certifikuar, s’është ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka quajtur mazhora...
-
BE-ja ndan 1 miliard dollarë ndihmë për Libanin
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për 1 miliard dol...
-
Kusari-Lila thotë se raporti i DASH-it ka lëshime dhe pasaktësi
Kryetarja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se raporti i Departamen...
-
I vazhdohet paraburgimi Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, i katërti mbrohet në liri
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën...
-
Tahiri: Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ë...