Shorti për Euro 2020, gjithçka që duhet të dini për Kosovën dhe Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 01 December 2018
Me përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, skuadrat europiane përgatiten tashmë për shortin e Kualifikueseve për Europianin 2020, që do të hidhet në “Convention Centre” të Dublinit.
Edhe Kombëtarja shqiptare i ka hedhur sytë nga Irlanda për të mësuar fatin e saj, duke parë edhe fushatën e dobët që zhvilloi gjatë Ligës së Kombeve, ku u rendit e treta në grupin 1 të Ligës C, pas Skocisë e Izraelit.
Ishte pikërisht kjo paraqitje zhgënjyese, që e bëri Shqipërinë të zbresë në vazon e katërt të kualifikueseve, ku është së bashku me Hungarinë, Rumaninë, Greqinë, Malin e Zi, Qipron, Estoninë, Slloveninë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë.
Për sa i përket Kosovës, që është e kualifikuar në “Final Four” të Ligës D, ajo ndodhet në vazon e pestë të fazës së Kualifikueseve të Europianit, me Maqedoninë, Bjellorusinë, Luksemburgun, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Moldavinë, Gjibraltarin e Ishujt Faroe.
Vlen të theksohet se Kosova është ende në garë për kualifikimin e drejtpërdrejtë në Europian nga Liga e Kombeve, duke qenë se u kualifikua për në “Final Four” të Ligës D, si fituese e grupit të saj.
Skuadrat europiane janë ndarë në 6 vazo në total, të cilave i shtohet edhe ajo e Ligës së Kombeve, ku janë skuadrat e Holandës, Zvicrës, Portugalisë dhe Anglisë, që në qershor do të diskutojnë edhe trofeun e këtij kompeticioni të ri të UEFA-s. Në fazën kualifikuese, skuadrat do të ndahen në 10 grupe; 5 do të jenë të përbëra nga 5 skuadra, ndërsa 5 të tjerat me nga 6 ekipe. Kualifikohen për më tej 20 ekipe, dy të parat e çdo grupi, që do t’iu bashkohen 4 ekipeve të dala nga fazat finale e Ligës së Kombeve.
Të tjera
-
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësisht se ...
-
Kurti: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prokurorinë me çka mundemi për zbardhjen e rastit Dehari
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve te varri i Astrit Deharit,...
-
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës
Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka d...
-
Historia/ Pse zgjedhjet në SHBA janë gjithmonë ditën e martë dhe në nëntor
Deri në mesin e viteve 1800, datat e zgjedhjeve amerikane ndryshonin sipas sh...
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun
Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të...
-
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të dytën ditë me rad...
-
Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si Qeveri ta ndihmojmë Prokurorinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri...
-
Osmani kryen mamografi në QKUK: Zbulimi i hershëm shpëton jetë
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi pas kryerjes së mamograf...
-
Kur do të mësohet emri i presidentit të ri amerikan?
Votuesit amerikanë do të vendosin të martën për presidentin e tyre të ri. ...
-
Vdiq një foshnje në QKUK, Policia i interviston disa persona
Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare ...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për ngacmim
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngac...
-
Inteligjenca amerikane akuzon Rusinë dhe Iranin: Organizuan fushata dezinformuese
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dh...