Serbët tregojnë si do t’i fusin produktet nga Serbia në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 27 November 2018
Rruga prej Serbisë deri në veri të Mitrovicës përmes Podujevës (Besiana) vazhdon pa asnjë problem. Nuk ka ndalime apo pritje të gjata në kufi, në veçanti nëse në kufi ndërron targat e Serbisë dhe i vendos ato të Kosovës. E kur mbërrijmë në Mitrovicë, në orët e para të mëngjesit, në rrugë sheh kryesisht vetëm policë. Shumë policë – në çdo hap. Por pak më larg shohim edhe radhë të gjata para bankave dhe bankomatëve. Njerëzit duan të tërheqin para.
“Po presim, sepse tani ka para mjaft. Por mund të ndodhë që as para të mos ketë, sepse ka ndodhur edhe më parë. Nuk do të ishte hera e parë”, thotë një burrë i moshuar dhe sugjeron: “Nëse keni nevojë për para, futuni në rend, sepse nuk i dihet”.
Në dyqane ka mjaft mallra
Në dyqane nuk sundon rrëmujë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për futjen e taksave 100 % në mallrat që vijnë nga Serbia.
Mallra ka mjaft, shitësit thonë se kanë edhe rezerva. “Kemi pak mungesë të qumështit, mallra të tjera kemi mjaft, ndërsa çmimet nuk kanë ndryshuar“, thotë shitësi Zhivorad Todoroviq. “Do t’ia dalim edhe disa ditë me këto mallra që kemi. Shpresojmë se këta tanët nga qeveria e Serbisë, por edhe nga qyteti i Mitrovicës, do ta zgjidhin problemin. Nuk mund të vazhdojë kështu – njerëzit po vuajnë, fëmijët nuk kanë qumësht. As të moshuarit, askush. Rezervat po pakësohen gjithnjë e më shumë, sepse askush nuk ka magazina tepër të mëdha për të krijuar rezerva të mëdha mallrash”.
Zhivoradi pranon të flasë me gazetarë, por shumë të tjerë jo. Njerëzit këtu, siç thonë, janë ngopur me të gjitha.
Megjithatë ata thonë se tani nuk kanë frikë për luftën me taksa, por nuk është e njëjta situatë nëse kjo vazhdon pafund.
“Unë kam rezerva të qumështit në shtëpi edhe për një apo dy ditë”, thotë një grua e moshuar, e cila ka dalur të shëtisë me nipin e saj.
“Ky vërtet është një problem i madh, e ne për fat të keq jemi mësuar që gjithmonë të mungojë diçka“, thotë një tjetër. “Unë jetoj vetëm, nuk kam nevojë për shumë gjëra, ndaj nuk është ndonjë problem i madh. E dini atë – mund të jetosh edhe pa atë që nuk e ke”.
As gazetat e ditës nuk kanë mbërritur këtu nga dita e enjte. Por në rrugë mund të shohësh persona me gazetën “Informer” në dorë. “Pse thoni që nuk ka, të gjitha i kemi“, thotë njëri me këtë gazetë në dorë.
Rrugët alternative
Ivan Miletiq, pronar i një dyqani ku shiten edhe gazetat dhe gjërat shtëpiake, shpjegon se këto gazeta kanë shkuar në adresën e njerëzve dhe nuk kanë ardhur përmes dyqanit.
“Ndoshta i ka sjellë dikush nga Rashka, sepse përmes distributorëve nuk ka mbërritur asnjë gazetë dhe mallra të tjera, prej ditës së enjte“, thotë Ivani. Tani po jetohet nga rezervat, por rezervat mund të zgjasin deri në fund të javës. E pastaj?
Ndërkohë shohim një makinë nga e cila nxirren kuti me qumësht.
Në pyetjen prej nga vjen ky qumështi, dëgjojmë një përgjigje me nguti: “Ekzistojnë rrugët alternative – mali punon”.
Këtu ai flet për rrugët e shumta jolegale për furnizim me mallra, por as këto nuk janë më të sigurta, sepse flitet se shqiptarët kanë shkuar me KFOR-in deri te këto rrugë në mal. Ata kanë nisur kontrollet edhe në këto rrugë, të cilat mund të mbyllen.
“Ata mund të marrin edhe makinën dhe të arrestojnë, ndërsa ne shkojmë për të marrë vetëm disa gjëra”.
Banorët e Mitrovicës do të mblidhen sërish për protesta në qytet. Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, i bën thirrje pas një takimi të shtabit të krizës nga katër komunat e veriut të Kosovës që njerëzit të mos bien pre e provokimeve. Ai thotë se provokimet do të vazhdojnë. Krahas qytetarëve, më të cënuarat janë institucionet, si qendra shëndetësore por edhe qendra studentore, e cila duhet të ushqejë 5000 studentë.
“Prishtina me vendimin e saj po cënon jetën e njerëzve mbi baza etnike“, thotë drejtori i Qendrës Shëndetësore, Milan Ivanoviq. Ai pohon se Qendra ka probleme në furnizimin me medikamente, materialet për spital dhe gjërat e tjera të domosdoshme.
“Skenarët e përgatitur”
Gazetarja e portalit „Kossev” Milica Andric-Raki, mendon se situata pas masave të fundit ëshë shumë më serioze se më parë.
“Deri tani, gjithmonë kur ka pasur ndonjë krizë ekonomike apo politike, kemi pasur përshtypjen se jemi me ndonjë emision televiziv dhe se bëhet fjalë për ndonjë shfaqje të dakorduar mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi zonë interesi mes dy qeverive, dy presidentëve, dy kuvendeve dhe ata na përjetojnë neve si një treg për ngritjen e kapitalit të tyre politik. Çdoherë kur dikujt i bie vlera tek votuesit, atëherë vjen këtu dhe krijon ndonjë trazirë. Kam frikë se kësaj radhe nuk kemi krizë të orkestruar, se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë krizë.”
“Duket se vendimi i qeverisë së Kosovës është disi pjesë e një fushate. Por mediat serbe nuk e kanë regjistruar se ky vendim është marrë vetëm një ditë para seancës së Parlamentit, ku është folur për mossukseset dhe skandalet e ministrisë së Jashtme të Kosovës“, thotë Milica Andriq-Rakiq.
Ajo mendon se ngritja e taksave për 100% e ka vazhduar kohëzgjatjen e Ramush Haradinajt dhe qeverisë së tij.
Me këtë konstatim është dakord edhe Rada Trajkoviq, ish-politikane e Kosovës dhe kryetare e organizatës joqeveritare „Lëvizja Evropiane në Kosovë”. “Unë mendoj se ky vendim i qeverisë është politik, e shkaku është që kryeministri Ramush Haradinaj është kundër ndarjes së Kosovës dhe në këtë mënyrë ka dashur të ndalojë apo ndërprejë negociatat mes Vuçiqit dhe Thaçit”. /dw/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...