Lajme

Ushtarët e KFOR-it nisen drejt veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 27 November 2018

Ushtarët e KFOR-it pritet të kryejnë disa ushtrime në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të publikuar në ueb-sajtin e tyre.

“Në ditët në vijim KFOR-i do të kryejë disa ushtrime në Kosovën Veriore. Trupat e KFOR-it do të lëvizin dhe vendosen përgjatë rrugëve kryesore në përputhje me mandatin e tyre nën RKSKB 1244”, thuhet ndër të tjera në komunikatë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ky, sipas KFOR-it, është një aktivitet i zakonshëm trajnimi i cili nuk lidhet me ndonjë kërcënim ose shqetësim të veçantë.
“Situata është nën kontroll dhe KFOR vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, siç ka bërë që nga viti 1999”.

Në mëngjesin e sotëm, po qarkullojnë informacione se në veri po rikthehen përseri barrikadat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera