Lajme

Drejtori i KEK-ut publikon video dhe foto të procesit të vështirë të punës në termocentrale

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 24 November 2018

Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi të shtunën ka qëndruar me punëtoret e termocentralit “Kosova A” ku po punohet ne riparimin e “Bllokut A4”.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se punëtorët në këtë bllok kanë punuara në tri ndërrime pa pushim deri në zhbllokimin e hinkave për hi, shkruan Gazeta inFokus.

“Këtu jemi në Bllokun A4 në TC “Kosovës A” me saktësisht në brendësi të hapësirave të Kaldajes në Hinkat e Ekonomajzerit, në të cilin ka ndodhur prishja e cila pastaj ka shkaktuar bllokimin e 4 hinkave të tilla aty ky kalon hiri. Deri më tani 3 prej tyre janë zhbllokuar falë punës së madhe të punëtorëve të cilët kanë punuar pandërprerë dhe në tre ndërrime 24h. Tani po debllokohet edhe kanali i 4-t dhe përfundohet ky proces tejet i komplikuar dhe i vështirë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

I pari i KEK-ut ka shkruar gjithashtu se prodhimi i energjisë elektrike është një proces i vështirë dhe i mundimshëm.

“Me këto pajisje e me këtë teknologji që funksionon KEK-u për të prodhuar energji elektrike, thuajse i gjithë procesi kërkon angazhim maksimal të fuqisë punëtore. Angazhimi dhe puna që bëhet në Termocentrale jashtëzakonisht e vështirë dhe e komplikuar dhe besoj, këtë më së miri e njohin ata që punojnë aty”, ka shkruar Thaçi./Gazeta inFokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera