Lajme

Zyrtarit të BQK-së i caktohet masa e paraburgimit

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 24 November 2018

Zyrtarit të Bankës Qendrore të Kosovës, Agron Ramadanit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gazeta inFokus të premten kishte raportuar për arrestimin e Ramadanit nën dyshimin për falsifikim të diplomave.

Në të njëjtën ditë prokurori i shtetit, Rexhep Maqedonci ka konfirmuar për Gazetën inFokus arrestimin e Ramadanit.

-Advertisement-

“ Po Agron Ramadani është arrestuar sot”, ka thënë ai.

Maqedonci ka konfirmuar gjithashtu se arrestimi ka ndodhur për shkak të falsifikimit të diplomave.

“Ai është arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të dhe ka publikuar përmbajtje të pavërtetë saktësisht diploma e tij të shkollës së mesme ekonomike dhe diplomën e fakulteti ekonomik në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Maqedonci ./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: E konfirmon Prokurori, ja përse u arrestuar zyrtari i BQK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera