Lajme

Kuvendi me mungesë kuorumi, miratohet vetëm një projektligj

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 23 November 2018

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën me pikat e papërfunduara të mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor. Aty mungonin deputetët e Listës Serbe dhe për shkak të kuorumit nuk janë votuar shumica e projektligjeve.

Ndërkohë, në momentin që u kërkuan anëtarët për komision për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk ka kuorum për asnjë pikë dhe se seanca nuk ka kuptim të vazhdojë.

“Ne sot jemi në proces të votimit për rezolutën më të rëndësishme duke pas parasysh zhvillimet e fundit. Nuk ka kuorum për asnjë pikë, në veçanti nuk ka dakordim në mes forcave politike për të vënë një pikë të kuqe për procesin e dialogun, nuk ka kuptim të vazhdojë seanca lere më të propozojmë anëtar në komisione të tilla, ne nuk propozojmë anëtar për këtë komision “, tha Hoti.

-Advertisement-

Fatmire Kollqaku nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se Kuvendi është jofunksional.

“Tashmë është e qartë se Kuvendi është jofunksional, asnjë çështje nuk po mund të shtyhet përpara, pikërisht edhe mos gadishmëria për votimin e rezolutës aq të rëndësishme, ne këtu iu bëjmë me dije se nuk do të përfaqësohemi fare dhe nuk do të marrim pjesë në këtë votim“, tha ajo.

Asaj iu kundërpërgjigj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Thash mos ka ndikuar kjo embargo që ia kemi bërë Serbisë 100 përqind por nuk paska ndikuar”, tha ai.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Lah Nitaj propozojë që mos të nis procesi për votimin e kryesuesin e bordit të ZRRES-së, pasi nuk ka kuorum.

“Nuk është problem ne do ta propozojmë një kandidat po meqë situatën e kemi çfarë e kemi dhe gjasat që të sigurohet forumi i nevojshëm janë pothuajse kurrfarë, unë iu propozojë që votimi të bëhet për një ditë tjetër“, tha ai.

Disa nga projektligjet që nuk u miratuan për shkak të mungesës së kuorumit ishin projektligji për transmetuesin publik të Kosovës, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Automjete, projektligji për plotësimin edhe ndryshimin e ligjit për Hekurudhat e Kosovës, projektligji për shërbimet postare, projektligji për miniera dhe minerale, raporti vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017, votimi për emërimin e 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore, votimi për shkarkimin e Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare, propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufi jve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe projektligje e raporte tjera.

Kurse është hequr nga rendi i ditës për shkak se mungonin 11 deputetë nga komunitetet, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Trashëgiminë Kulturore, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, propozim-rezoluta nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së, është hequr nga rendi i ditës me kërkesën e propozuesit.

I vetmi projektligj që është miratuar ishte ai për projektligjit për Noterinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera