Lajme

Ja përse Endrit Shala i shpalli “luftë” Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 21 November 2018

Pak minuta pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë 100 për qind taksë ndaj produkteve të Serbisë, është paraqitur, ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, shkruan gazeta inFokus.

Ja cfarë shkruan ai në një postim të tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

-Advertisement-

Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë , për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkangjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen e punësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë.

Të nderuar prodhues, kërkoj nga ju të fokusoheni në cilësi. Produktet duhet të arrijnë cilësinë e standardit më të lartë në mënyrë që konsumatori-qytetari i Republikës të Kosovës, mos të ketë asnjë mëdyshje në përzgjedhjen e konsumit të tyre ditorë.

Të nderuar tregtarë, le të bashkohemi dhe të bëjmë zgjidhje kreative. Ta hulumtojmë tregun së bashku dhe të gjejmë vende tjera për të bashkëpunuar. Rritja e eksportit të produkteve dhe jo të mirave materiale, duhet të bëhet prioritet.

Siç e dini prodhuesit kosovar ballafaqohen me barriera të ndryshme në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë.

Sa i përket barrierave tregtare me Bosnjën janë po të njëjtat, si ato me Serbinë.

Ministria që unë udhëheq e përkrahur poashtu nga Qeveria e Kosovës, do të fokusohet në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj, duke krijuar kushte sa më të volitshme për prodhuesit dhe tregtarët vendorë. Andaj shpresojmë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në rrugëtimin tone për të fuqizuar Kosovën, prodhuesin dhe tregun e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera