Lajme

Këto shtete nuk guxojnë të ‘fluturojnë’ mbi SHBA

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 16 November 2018

Vitet e fundit udhëtimet nga ajri janë preferuar gjithnjë e më shumë duke pësuar një rritje të konsiderueshme në mbarë botën. Më shumë se katër miliardë njerëz udhëtuan nga ajri vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, trafiku global i udhëtarëve u rrit me 8.1% gjatë vitit 2017. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018, udhëtimi ajror u rrit me 7%. Sidoqoftë, vende të ndryshme në mbarë botën kanë standarde të ndryshme për sa i përket aspektit të sigurisë së tyre, kuadrit teknik dhe rregullator. Si rezultat, SHBA dhe Bashkimi Europian kanë krijuar programe të shqyrtimit për të përcaktuar nëse një komb dhe linjat e tyre ajrore përmbushin standardet ndërkombëtare.

BE, në fakt publikon një listë të linjave ajrore të ndaluara në hapësirën e saj ajrore për shkak mospërputhjes së tyre me rregullat. SHBA, nga ana tjetër, nuk i vlerëson linjat ajrore individuale, por aftësinë që kanë vendet për të ndjekur standardet ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil të Kombeve të Bashkuara ose ICAO. Një ekip i avokatëve dhe inspektorëve nga Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, shfaq çdo shtet që operon fluturimet në SHBA si pjesë e programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Sigurisë Ajrore (IASA). Çdo vend vlerësohet nga FAA (Administrata Federale e Aviacionit) në tetë “elemente kritike” duke përfshirë legjislacionin primar të aviacionit, rregulloret specifike të operimit, sistemin shtetëror të aviacionit civil dhe funksionet e mbikëqyrjes së sigurisë, kualifikimin dhe trajnimin e personelit teknik dhe zgjidhjen e shqetësimeve të sigurisë.

-Advertisement-

Sipas BI, vendet që konsiderohen nga FAA që nuk kanë arritur të përmbushin standardet e ICAO nuk do të lejohen në SHBA. Megjithatë, disa vende do të lejohen të vazhdojnë fluturimet në SHBA por nën mbikëqyrjen e FAA-s. Përveç kësaj, asnjë zgjerim apo ndryshim i operacioneve të tyre në SHBA nuk do të lejohet.

* Shtetet në blu përmbushin standardet e FAA. Shtetet në të kuqe nuk përmbushin standardet e FAA. Shtetet në gri nuk e mundësojnë shërbimin ajror në SHBA ose nuk kanë marrëveshje me FAA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera