Murati: Derisa të ketë kushtëzime të Listës Serbe, Kosova do të ngecë
Autori: Gazeta inFokus
20:54 | 11 Nëntor 2018
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se Lista Serbe rol primar e ka jo mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës, por të Serbisë në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se kështu do të jetë deri në heqjen e privilegjeve kushtetuese që i kanë serbët në Kosovë, e cila do të duhej të realizohej përmes zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i plotë
Lista Serbe rol primar e ka jo mbrojtjen e interesave të serbëve të Kosovës, por të Serbisë në Kosovë. Dhe kështu do të jetë deri në heqjen e privilegjeve kushtetuese që i kanë serbët në Kosovë, e cila do të duhej të realizohej përmes zgjidhjes së problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Së fundmi, roli i saj po shihet edhe me kërcënimet që po i bën për rrëzimin e qeverisë, për shkak të taksës 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave serbe si kundërpeshë e veprimtarive të vazhdueshme kundër Kosovës që po i ndërmerr Serbia në arenën ndërkombëtare.
Andaj krijimi dhe funksionimi i qeverive të Kosovës, të cilat varen nga vota e pakicës serbe, përkatësisht nga interesat e Serbisë në Kosovë, është krejtësisht i gabueshëm. Duke qenë se me këtë kushtetutë, prania e serbëve në qeveri është e domosdoshme, partitë tona politike, do të duhej të krijonin qeveri të tilla që nuk do të varej nga kjo votë.
Në rrethanat aktuale (ashtu siç ka insistuar LB-ja që para formimit të kësaj qeverie), varianti më optimal do të ishte krijimi i një qeveri të unitetit kombëtar me mandat të kufizuar njëvjeçar dhe me dy detyra themelore: krijimin e konsensusit për bisedimet me Serbinë si dhe reformën zgjedhore që do të nxirrte një legjislaturë më përfaqësuese dhe legjitime.
Kjo në pamje të parë duket se mund të funksionojë në një rrethanë ideale e jo në një situatë aq të tensionuar të brendshme politike. Por në të vërtetë, qeveritë e unitetit nuk vijnë në situata ideale, ato janë produkt i situatave të jashtëzakonshme dhe vendimtare si këto nëpër të cilat po kalon vendi.
Nëse nuk gjendet forcë për një qeveri të tillë, ne do të sillemi në rrethin ciklik të konflikteve të brendshme, dhe të kushtëzimeve të vazhdueshme të Listës Serbe. E vendi do të ngecë, qytetarët do të vazhdojnë të zhgënjehen.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































