Lajme

Prishtina dyfishon buxhetin për sportit, kërkojnë seriozitet nga aplikuesit

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 08 November 2018

Komuna e Prishtinës ka dyfishuar buxhetin për subvencionimin e sportit.

Drejtori i Sportit në komunë, Fitim Rexha ka thënë se Komuna tash është duke pritur nga aplikuesit për subvencione seriozitet më të madh në prezantimin e projekteve të tyre.

“Në kuadër të kësaj, për vitin e ardhshëm është dyfishuar buxheti për subvencionimin e sportit në Prishtinë. Komuna pret nga aplikuesit për subvencione seriozitet më të madh në prezantimin e projekteve të tyre, si dhe do të kërkojë llogaridhënie për buxhetin e shpenzuar. Përgjatë këtyre takimeve u fol edhe për përzgjedhjen e sporteve të vitit, si dhe për mundësinë e plotësim-ndryshimeve të kritereve për subvencionim konform rregullores në fuqi”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas komunarëve, ata po mundohen që të krijojnë kushte më të mira për sportistët e kryeqytetit.

Në plan thonë se kanë që të shtojnë investimet për të përmirësuar infrastrukturën e sportit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera