I përkeqësohet gjendja shëndetësore Sylejman Selimit
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 06 November 2018
KMDLNj ka bërë të ditur se pasi ta ketë në disponim materialin gjyqësor për rastin e Sylejman Selimi, do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje eventuale.
Monitorues të KMDLNJ-së gjatë një vizite në Qendrën Korrektuese në Dubravë, u takuan me të dënuar dhe të paraburgosur që kishin kërkuar të vizitohen nga ky Këshill.
Ata me këtë rast u takuan me Sylejman Selimin me të cilin biseduan për gjendjen e tij shëndetësore dhe zhvillimet e fundit për çka ai është deklaruar publikisht duke pohuar se ndaj tij po bëhen shkelje flagrante të drejtave të personave të privuar nga liria e që hyjnë në kompentencat e KMDLNj–së.
Gjendja shëndetësore e të dënuarit Sylejman Selimit nuk është e mirë dhe ajo mbahet nën kontrollë me një terapi të përditshme , për shkak të dhembjeve të mëdha të kokës nga migrena sikur edhe për shkak të problemeve reumatike, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KMLDNj.
Gjatë vizitës së KMDLNJ – së , monitorues të kësaj organizate kishin qasje në “arsenalin” e barërave që përdorte Selimi sikur që u vërtetuan se vetëm me injeksione të qetësuesve, përkohësisht mbahej nën kontroll kokëdhembja.
Përkundër kësaj gjendjeje shëndetësore, Sylejman ka thënë se nuk kërkon trajtim të veçantë shëndetësorë dhe se ka parasysh mundësitë që ofrohen në QKD për trajtim shëndetësor.
Ai po ashtu i ka deklaruar KMDLNJ-së se është refuzuar kërkesa e tij për lirim të parakohshëm nga Paneli për Lirim me Kusht ndonëse i ka plotësuar kushtet e parapara, pasi ka vuajtur 2/3 të dënimit, nuk ka asnjë vërejtje nga stafi dhe ka gjendjen shëndetësore të përkeqësuar.
Gjatë takimit me KMDLNJ- në, Sylejman Selimi ka shfaqur pakënaqësi të madhe shkaku se Gjykata Supreme nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka gjetur shkelje të procedurës dhe ka kërkuar rishqyrtim të lëndës.
Për këtë arsye, Selimi ka theksuar se mbahet kundërligjshëm më shumë se pesë muaj , pa vendim të gjykatës dhe se përmes shkeljes së ligjit atij i shkelen të drejtat elementare të njeriut. Për ta vërtetuar këtë thotë se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë shkarkuar apo dorëhequr dy presidentë të Kosovës me një procedurë shumë të përshpejtuar.
Selimi thotë se nëse gjykata merr vendim për hetime, atij duhet t’i ndërrohet statusi, nga i dënuar në të paraburgosur dhe jo të mbahet në vuajtje të dënimit , pa vendim të gjykatës , pas një procesi të montuar politik.
KMDLNJ konstaton se pasi ta ketë në disponim materialin gjyqësor për rastin Sylejman Selimi, do të dalë me një raport i cili do t’i evidentojë shkeljet e mundshme pas së cilave, do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që kanë bërë shkelje nëse ato dëshmohen.
Për më tepër, KMDLNJ kërkon prani më të madhe të mekanizmave vendorë monitorues për Panelin për Lirim me Kusht sikur edhe rishqyrtimin e të gjitha proceseve gjyqësore që janë udhëhequr nga ndërkombëtarët e të cilat janë denoncuar pikërisht nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë si të kurdisura dhe të porositura nga politika.
KMDLNJ po ashtu ka dënuar gjuhën raciste dhe fashiste që i kanë përdorur ndërkombëtarët e që janë dëshmuar në proceset e kurdisura kundër shqiptarëve.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...