Lajme

Familja e shokuar – Nuk dinë shumë si u mbyt 17-vjeçarja në Vardar duke ikur nga qeni

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 06 November 2018

Në shtëpinë modeste të familjes Mexhiti në fshatin Zdunjë të Gostivarit që herët në mëngjes vijnë miq dhe të afërt t’u shprehin ngushëllime prindërve dhe të dy motrave të Xhejhas, nxënëses të shkollës së mesme e cila mbrëmë u mbyt në ujërat e Vardarit.

Rasti tragjik në opinion u përhap edhe për shkak se ishte bizar, sepse ajo gjatë tentimit të shpëtojë nga sulmi i një qeni endacak ka rënë në ujërat e ftohtë të lumit. Reportazhin nga shtçpia e familjes së të ndjerës e sjell agjencia e lajmeve MIA.

Babai i Xhejhas, Fejsali i tronditur nga tragjedia e cila e gjeti familjen pesë anëtarësh thotë se nuk ka shumë hollësi për ngjarjen. Përveç raporteve zyrtare nuk din asgjë më shumë, as si është mbrojtur, e as si ka rënë në shtratin e Vardarit. Gjëja e vetme që e din është se pas përfundimit të orëve, Xhejha është dashur të takohet me motrën më të madhe në qytet dhe së bashku të kthehen në fshat.

-Advertisement-

Trupi i është dorëzuar familjes, ndërsa pasdite, duhet të organizohet edhe varrimi në varrezat e fshatit në Zdunjë.

Lajmi për vdekjen e nxënëses në vitin e tretë në Gjimnaz, nëpër Gostivar u përhap shpejtë, duke pasur parasysh se menjëherë pas paraqitjes në polici u organizua hetim përgjatë shtratit të Vardarit. Lufta treorëshe me kohën dhe nivelin e rritur të ujit të Vardarit përfundoi në mënyrë tragjik pasi banorët e fshatit Ballindol e kanë gjetur trupin pesë kilometra nga vendi ku vajza ka rënë. Pas konstatimit të vdekjes nga mjeku, trupi është dorëzuar për autopsi, ndërsa prokurori publik, ka kryer ekspertizë.

Reagimet për ngjarjen, më shumë u përhapen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në të kërkohet përgjegjësi nga autoritetet lokale për shkak problemit me qentë endacak të cilët në turma shëtisin nëpër qytet dhe shpesh sulmojnë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me rastin e ngjarjes tragjike në të cilën humbi jetën 17-të vjeçarja në ujërat e Vardarit, u prononcua në profilin e tij në Fejsbuk.

Në ngushëllimin e tij ai thekson se e ka të njohur këtë rast tragjik sepse në rrethana të njëjta kishte humbur një anëtar të familjes së ngushtë.

“Kur mora vesh lajmin për mbytjen e Xhehjes u trishtova shumë nga rasti e pak nga rikthimi i traumës sime familjare. Vajza thonë është mbytur duke tentuar që të shpëtojë nga një qen endacak. Sado që rasti ende nuk ka një version zyrtar jam i prirur t’i besoj. Gostivarasit nuk shpikin apo trillojnë sulme politike deri në këtë pikë”, theksohet në postimin e Taravarit.

Si kryetar i komunës ai ndjen përgjegjësi të plotë të sqarojë se problemin me qentë endacak e kishte trashëguar dhe se për këtë problem kishte pasur qasje serioze.

Version zyrtar të ngjarjes prej mbrëmë ende nuk ka. Informacionet jozyrtare flasin se dëshmitarët e kanë parë sulmin dhe disa kanë tentuar t’i ndihmojnë, ndërsa pas tentimeve të pasuksesshme, janë paraqitur në polici.

Sipas informacioneve fillestare, vajza rreth orës 19 në afërsi të spitalit të Gostivarit është sulmuar nga disa qen. Me siguri nga paniku i sulmit ka ikur në drejtim të njërit breg të Vardarit dhe ka rënë në ujë. Shpejtë pas kësaj qytetarët e kanë denoncuar rastin në stacionin policor Gostivar prej ku është organizuar kërkimi në shtratin e Vardarit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera