Lajme

A do të largohet Milaim Zeka nga Nisma?

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 06 November 2018

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, thotë se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate edhe pas përplasjes me Jakup Krasniqin, pasi sipas tij polemika të tilla janë shumë normale brenda një partie politike.

Zeka në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se nëse dikush është dashur të bëhej pishman për aderim në NISMA është vetë ai.

“Jo nuk kam nevojë, këto janë polemika shumë normale, brenda çdo demokracie brenda çdo partie politike janë shumë normale”. Jakupi mundet me u bo pishman edhe pse u martua. Nuk është që m’ka lanë Jakupi ose s’mka lanë. Nëse është dikush që është dashtë me u bo pishman, jam unë, po s’jam bo hiç pishman” është përgjigjur Zeka në pyetjen se a do ta konsideroj largimin nga GP i NISMA-s pas përplasjes me Jakup Krasniqin.

-Advertisement-

Ai thotë se në këtë parti është më i votuari pas Fatmir Limajt, dhe se falë tij NISMA ka edhe grup parlamentar në Kuvend.

“Unë jam njeriu më i votuar pas Fatmir Limajt në NISMA, falë meje NISMA ka edhe grup parlamentar. Nuk e konsideroj largimin “, ka shtuar Zeka.

Lidhur më këtë përplasje ndërmjet Zekës dhe Krasniqit, shefi i grupit parlamentar të NISMA, BIlall Sherifi, thotë se Zekës tashmë kanë filluar t’i pëlqejnë lavdet që po ia bënë Hashim Thaçi.

Sherifi thotë se tashmë procesin për shenjtërimin e deputetit Zeka ka mbetur pa e bërë vetëm edhe Papa Françesku.

“Pas lëvdatave që para disa ditësh Milaimi i morri nga ish-kundërshtari i tij presidenti Hashim Thaçi, tani ka mbetë që vetëm edhe papa Françesku të fillojë procesin për shenjtërimin e tij”, ka thënë Sherifi për Express.

Të hënën Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në një shkrim në profilin e tij zyrtar e kishte thënë se ka bërë gabim që e ka pranuar Milaim Zekën të futet në listën e NISMA-së në garën për deputet.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës. Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, kishte shkruar Krasniqi të hënën.

Ndërsa Zeka i kishte reaguar të martën në mëngjes duke i thënë se do të flas edhe për veprimet e Jakup Krasniqit, por duket se më pas Zeka është bërë pishman dhe ka shlyer komentin e tij, apo ndoshta vetë Krasniqi ia ka shlyer atë koment.

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm një pyetje: Çka kam përfitua unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm një gjë?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…” , kishte shkruar Zeka.

Krasniqi kishte thënë se shkak i pendimit të tij është gjuha e degraduar që Milaim Zeka e përdor në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera